Kurti flet për planin e “thikave mbi harta” – tregon me emër se nga kush e mori vesh

Aktuale

Kurti flet për planin e “thikave mbi harta” – tregon me emër se nga kush e mori vesh

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:32
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes Ablin Kurti, ka zbuluar se emrin e këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe bashkëpunuesit të vet, ku sipas tij, këta të dy paskan pasur një bisede, e ku këshilltari i Thaçit i tregoi bashkëpuntorit të Kurtit lidhur me planin e marrëveshjes në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër.

Bëhet fjalë për këshilltarin e Thaçit, Ardian Arifaj dhe ish-ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit mori vesh nga Arifaj planin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të realizohej gjatë administratës së Kurtit. E për të cilën marrëveshje, Kurti tha se ishte plan i “thikave mbi hartën e Kosovës”.

“Një takim disa ditë para takimit me presidentin Thaçi, këshilltari i tij Ardian Arifaj, ka takuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë dhe i ka thënë “Hajde ta kryejmë këtë punë sepse edhe Vetëvendosjes i bjen mirë, sepse po bëjme bashkim kombëtar””, është shprehur Kurti në Desk.

Tutje, ai tregoi se çka u bisedua në takimin e tij me presidentin Thaçi.

“Thaçi më tha “Në Uashington shkojmë për marrëveshje. Unë e pyeta a s’po shkojmë për dialog? E ai më tha, po çfarë dialogu, ne shkojmë për marrëveshje. E kur unë e pyeta për cfarë marrëveshje bëhet fjalë, ai më tha se “Po të më lejonte shoqja yte (Vjosa Osmani) të raportoja në Kuvend, do t’iu tregoja aty””, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat