E zbulon Gecaj, kolonel Krasniqi ishte i rrezikuar edhe para atentatit: Kishin gjuajtur në të - ky ishte i vetmi person që do të mund ta dëshmonte

Aktuale

E zbulon Gecaj, kolonel Krasniqi ishte i rrezikuar edhe para atentatit: Kishin gjuajtur në të - ky ishte i vetmi person që do të mund ta dëshmonte

Nga: N. H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:13
Ahmet Krasniqi

Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, përmes një postimi ka thënë se lidhur me atë thuhet se nuk ka pasur indikacione se ishte i rrezikuar ministri Ahmet Krasniqi, ai thotë se me përgjegjësi të plotë i kishte thënë personalisht kolonel Krasniqi se ishte i rrezikuar dhe se madje edhe kishin gjuajtur në të.

Sipas Gecaj, i vetmi person që do të mund ta dëshmonte këtë është zëvendësministri Agim Mehmeti.

Ja shkrimi:

Po thuhet se nuk ka pasur indikacione se ishte i rrezikuar Ministri Ahmet Krasniqi para vrasjes së tij!

Unë e them me përgjegjësi të plotë se mua personalisht Ministri Krasniqi ma kishte thënë se ishte i rrezikuar dhe se madje edhe kishin gjuajtur në te!

Fatkeqësisht, i vetmi person që do të mund ta dëshmonte këtë, nuk është më në mesin tonë, Zëvendësministri Agim Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat