Haziri i reagon Kurtit: Truproja i këtij deputeti të VV-së ka bërë atentat duke e lënë të plagosur në vitin 2000 një ish-deputet të Kuvendit

Aktuale

Haziri i reagon Kurtit: Truproja i këtij deputeti të VV-së ka bërë atentat duke e lënë të plagosur në vitin 2000 një ish-deputet të Kuvendit

Nga: N. H Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:26
Albin Kurti

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se është krenar me Rexhep Selimin për kontributin e tij gjatë dhe pasluftës.

Haziri në reagim e tij, thotë se kjo është një hipokrizi.

Sipas asaj që shkruan Haziri, një deputet i Kuvendi të Kosovës, kishte deklaruar publikisht se truprojat e Rexhep Selimit kishin bërë atentat mbi të duke e lenë të plagosur me 15 dhjetor të vitit 2000.

Ja shkrimi i tij:

Albin Kurti: Jemi krenar me Rexhep Selimin për kontributin e tij gjatë dhe pasluftës.

Po i njëjti, në të njëjtin emision, thotë se është kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Sa hipokrit!

PS:

Një deputet i Kuvendi të Kosovës, ka deklaruar publikisht se truprojat e Rexhep Selimit kanë bërë atentat mbi të duke e lenë të plagosur me 15 dhjetor të vitit 2000 (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat