A ia ka thyer ndonjëherë dikujt paswordin: Sqarohet Zafer Berisha

Aktuale

A ia ka thyer ndonjëherë dikujt paswordin: Sqarohet Zafer Berisha

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:58
Zafer Berisha

I shumëkomentuari i ditëve të fundit që pas zgjedhjes si Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, Zafer Berisha ka treguar se a i ka thyer dikur ndonjëherë paswordin.

Berisha e ka mohuar këtë duke thënë kategorikish jo, dhe se është një gjë shumë e ulët sipas tij kjo.

“Sigurisht që jo. Është shumë e ulët kjo. Unë s’e kam bërë dhe nuk do ta bëja kurrë”, tha Berisha në t7.

Kutojmë, që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka emëruar së fundi Zafir Berishën si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave.

Ky emërim u kritikua shumë nga qytetarët dhe jo vetëm, ku u shprehen se Berisha nuk është adekuati për këtë pozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat