Deputeti i LDK-së vazhdon ta përkrah publikisht Vjosa Osmanin, çka kishte premtuar ajo para një viti

Aktuale

Deputeti i LDK-së vazhdon ta përkrah publikisht Vjosa Osmanin, çka kishte premtuar ajo para një viti

Nga: A.Zh Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:59
Vjosa Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, po vazhdon të përkrah publikisht Vjosa Osmanin, pas përjashtimit të saj nga kjo parti.

Avdyli sot ka publikuar një deklaratë që e kishte dhënë një vit më parë, gjatë fushatës zgjedhore. Avdyli kishte premtuar në Has se nuk do të ketë koalicion të LDK-së me PDK-në, pasi këtë e kundërshton fuqishëm Osmani, përcjell Bota sot.

“Unë i besoj Vjosa Osmanit”, kishte deklaruar deputeti i LDK-së.

“Në pyetjen nga një aktivist nga Mazreku i Hasit se si mund të besojmë që kurrë s’do shkoni në koalicion me PDK-në e sigurova se përveç vendimit unanim të Këshillit të përgjithshëm, përveç vullnetit tuaj, dhe të tërë strukturës së LDK-së, kundërshtisë së deputetëve, s’di a ka garanci më madhe që ky koalicion s’do ndodhë se sa vetë kandidimi i Vjosa Osmani. S’janë vetëm deklaratat e saj të forta por edhe veprimet në të kaluarën që në vazhdimësi ka kundërshtuar me vendime politike koalicionin LDK- PDK. S’do ketë koalicion me PDK dhe për të skam asnjë një pikë dyshimi. Unë i besoj Vjosa Osmanit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat