Ish deputetja e VV-së reagon pas festës së Grenell në Serbi: Normal që këndoni se keni gjet qyqet në Kosovë

Aktuale

Ish deputetja e VV-së reagon pas festës së Grenell në Serbi: Normal që këndoni se keni gjet qyqet në Kosovë

Nga: G.B Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:03
Richard Grenell

Emisari Special qëndroi për vizitë në Kosovë të hënën, ku dhe u nënshkrua marrëveshja ekonomike Kosovë-SHBA.

Pas Kosovës, Grenell vazhdoi për në Serbi, ku dhe ka qëndruar më gjatë e nga atje ka publikuar video duke festuar e kënduar me serbët.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta, e ka reaguar edhe ish deputetja e VV-së, Drita Millaku, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këndojnë pasi në Kosovë kanë gjetur qyqet.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Grenell: Natë e mahnitshme, serbët dhe amerikanët këndojnë së bashku.

Normal që këndoni se keni gjet qyqet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat