VIDEO/ Bujar Bukoshi kishte treguar se kush e vrau Ahmet Krasniqin – këta ishin ekzekutuesit

Aktuale

VIDEO/ Bujar Bukoshi kishte treguar se kush e vrau Ahmet Krasniqin – këta ishin ekzekutuesit

Nga: P.R Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:03
Bujar Bukoshi

Ish ushtaraku, Rifat Haxhijaj i cili kishte qenë në veturë bashkë me Minsitrin, Ahmet Krasniqi në momentin e vrasjes, ka rrëfyer momentin kur e kishte njoftuar kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Bujar Bukoshin për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

“Po, e kam njoftu, ka qenë personi i parë. Ndoshta dy minuta pas vrasjes e kam thirr në telefon Bujar Bukoshin. Reagimi i Bujar Bukoshit ka qenë shumë i pa arsyeshëm. Po ndoshta edhe pse unë i kam telefonu nga telefoni im, të cilin ata sigurisht e kanë pas. Fillimisht në telefon u përgjigj bashkëshortja e kryeministrit, më pas i telefonova atij. Ndoshta ka mëndu që është një shaka, dhe ai më ka thënë a e vranë pak a shumë. U irritova shumë nga ajo përgjigje ashtu e kryeministrit. Dhe pastaj, pas kryeministrit Bukoshi i telefonova Xhafer Shatrit, sepse kemi bashkëpunuar shumë ngushtë drejtoria jonë me Ministrinë e Informatave”, ka thënë në rrëfimin e tij, shoqëruesi i Ahmet Krasniqit, ushtaraku Rifat Haxhijaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Haxhijajt, Ahmet Krasniqi asnjëherë nuk u zyrtarizua nga Bujar Bukoshi si ministër i Mbrojtjes.

“Ahmet Krasniqi u cilësua ministër vetëm disa orë pas vrasjes së tij”, deklaroi Haxhiaj.

Por çfarë kishte thënë kohë më parë Bujar Bukoshi lidhur me vrasjen e Ahmet Krasniqit?

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi , menjëherë pas lufte kishte dhënë detaje tronditëse lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Ai kishte deklaruar se Krasniqin e kishte vrarë dora shqiptare, dhe për këtë vrasje kishte të dhëna të freskëta.

“Kolonel Ahmet Krasniqin e vrau dora e zezë serbe, por, me ndihmën e shqiptarëve, me ekzekutues shqiptarë. Ne kemi edhe të dhëna të freskat tani, por jo të kompletuara në interes të përfundimit dhe kemi të dhëna të cilat flasin se kjo është në historinë e pikëlluar të shqiptarëve; se shqiptari e vret shqiptarin. Ahmet Krasniqi është një rast tragjik, i cili i ngjan rastit tragjik të vrasjes së Jusuf Gërvallës. Atëherë kur Gërvalla sapo filloi t’i bashkonte shqiptarët duke neutralizuar idelologjizmat u vra. Po ashtu u vra edhe Ahmet Krasniqi. Ai u vra me ekzekutor shqiptar, dhe me segmente të SHIK-ut të Shqipërisë”, kishte thënë Bukoshi në një intervistë të tij, dhënë për gazetaren Dijana Toska, përcjellë “Bota sot”.

“Dje kam marrë informatat e fundit e cila flet se kjo ka qenë një vepër makabre me qëllim që të paralizojë rezistencën shqiptarë”, kishte thënë ndër tjerash Bukoshi, deklarimet e të cilit mund t’i ndiqni në videon më poshtë, nga minuta 33:30.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat