​Osmani: Përfshirja e shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta, domosdoshmëri

Aktuale

​Osmani: Përfshirja e shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta, domosdoshmëri

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:41
Bregu dhe Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu, potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, theksoi edhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.

Në këtë kontekst, shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat