Haxhiu, Sadikut: Në konferencën ku foli ish-ministri Vitia shikoje me dyshim

Aktuale

Haxhiu, Sadikut: Në konferencën ku foli ish-ministri Vitia shikoje me dyshim

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:10
Pamje nga mbledhja e Komisionit

Bekim Haxhiu i është drejtuar Izet Sadikut se në një konferencë për media, kur ka folur ish-Ministri i Shëndetësisë Arben Viti, ai e ka shikuar dyshimtë dhe se ato që janë deklaruar nuk kanë qenë të vërteta.

Ai ka treguar se fjala ishte për konferencën, gjatë së cilës ish-ministria Vitia kishte thënë se nuk kishte pasur informata për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut.

Haxhiu ka lëshuar konferencën në komision.

Kjo ka nxitur reagimin e Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se “nuk jemi këtu për t’i bërë psikoanalizë Sadikut dhe se nuk mund të thoni se a është e vërtetë apo jo çfarë është thënë në konferencë”.

Haxhiu i eshtë drejtuar Kusari-Lilës se ajo nuk është këtu për të komentuar, duke shtuar se “po ndërhyni disa herë ju dhe kjo tjetra”, duke aluduar në Fatmire Kollçakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat