Vitia: Me përgjegjësi të plotë them se Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument me vete në aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Vitia: Me përgjegjësi të plotë them se Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument me vete në aeroportin e Prishtinës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:23

(E plotësuar) - Për 3 orë me radhë ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka dhënë dëshminë e tij lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 para anëtarëve të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Derisa për vdekjen tragjike të Agon Musliut në Qendrën e Karantinës ka shprehur keqardhjen e tij, Vitia ka thënë se i ndjeri nuk kanë pasur asnjë dokument që dëshmon për gjendjen shëndetësore të tij. Ndërsa, pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia ish ministri Vitia e vlerëson si nj vendim të duhur në aspektin politik.

Me të nis mbledhja Vitia ka thënë se me fillimin e paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, Kosova ka qenë e papërgatitur, ku kanë munguar pajisjet mbrojtëse.

Kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila kërkoi të di se mbi çfarë baze janë vendosur masat dhe Vitia në përgjigjen e tij tha ato masa ishin në rrethana të zorit pasi që fillimisht telashe ka qenë sistemi i brishtë shëndetësor i trashëguar tash e 20 vite në mungesë të investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Diskutimi në këtë komision vazhdoi me një debat të gjatë rreth 1 orë në mes të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Anëtari i këtij komisioni nga PDK-ja, Bekim Haxhiu e ka akuzuar ish ministrin Vitia se se si pasojë e kontratave që ka nënshkruar të cilat kanë qenë të kontraktuara me çmime shumë të larta se sa ato në rajon është dëmtuar buxheti i shtetit me miliona.

Derisa shtroi pyetje për kontratën me kompaninë “Agani” Haxhiu ka pyetur ish-ministrin edhe për një kontratë tjetër me një kompani tjetër që sipas tij ka pasur lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai madje tha se çmimet të cilat janë paguar për furnizim me maska, doreza janë çmime abuzive shumë fish të rritura dhe krahasuar me kontratë që i ka pasur SHSKUK variojnë deri në 3500 në shtrenjtë.

Deputeti i PDK-së pyeti edhe për thasët e kufomave për të cilët tha se SHSKUK I ka blerë me një çmim prej 8 eurosh, por që ministria Vitia I ka kontraktuar ata thasë me një çmim mbi 27 eurosh.

Haxhiu: Çfarë lidhje keni pasur me kompaninë “Agani” dhe “Lego”?

“Çfarë lidhje keni pasur me kompaninë ‘Agani’ dhe cili është relacionin tuaj sot?...Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Agani’ për morfin edhe pse e njëjta kompani nuk ka pasur autorizim marketing pra leje importi për këtë produkt dhe për më keq Qendra Klinike Spitalore Universitare e Kosovës ka pasur kontratë valide për furnizim me morfin deri në datën 2 gusht. Pse është dashur ministria e Shëndetësisë me nënshkrua një kontratë me një kompani që nuk ka pasur leje markentingu, ndërsa SHSKUK-ja ka pasur kontratë valide me një kompani që ka leje marketingu. A kanë kërkuar zyrtarisht zyrtarët tuaj përmes emailit që me iu dhënë leje e importit kompanisë ‘Agani’ për morfin…Kompania “Lego” në pronësi të Fllanza Abazit e cila ka përfituar në kohën kur ju keni qenë ministër mbi 3 milionë euro kontrata në ARBK dhe kompania “Lego” rezulton t’i ketë 2 punëtor në periudhën kur e ka nënshkruar kontratën. A e keni ditur lidhjen e kësaj kompanie me Lëvizjen Vetëvendosje. Sepse sipas publikimeve rezulton se burri i saj Celi Abazi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje e raportura në medie , gjithashtu edhe vëllua i saj janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ”, pyeti Haxhiu.

Në përgjigjet e tij ish-ministri, Vitia tha se mungesa e pajisjeve mbrojtëse ka qenë dhe madje kurrë nuk ka deklaruar se janë mbi 60 mijë maska.

Sipas Vitisë konstatimi i deputeti Haxhiu se buxheti i Kosovës është dëmtuar me miliona euro nuk qëndron fare.

Madje ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka ftuar të gjitha institucionet që të marrin çdo kontratë dhe t’i hetojnë ato. Në përgjigjen e tij për raportin me kompaninë “Agani”, tha se në këtë kompani ka punuar nga viti 2004 deri në vitin 2007 dhe se aktualisht nuk ka ndonjë raport me këtë kompani. Ndërsa për kompaninë “Lego” ku deputeti Haxhiu aludonte se ka lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje tha se nuk ka qenë në diskrecionin e tij që të shikojë me llup apo në mes të gishtave për kompani të caktuara.

Vitia: Nuk ka qenë në diskrecionin tim që të shikoj me llup apo në mes të gishtave për kompani të caktuara

“Sa i përket lidhjeve të mija që i kam pasur me kompaninë ‘Agani’ nga viti 2004 në mos gaboj deri në vitin 2007 unë kam qenë punëtor në kompaninë ‘Agani’ dhe besoj që kjo është publikisht sepse edhe në CV time në çdo institucion duke e përfshirë edhe institucionin e ministrisë së Shëndetësisë ky është fakt publik dhe nuk i kam fshehur kurrë. Sa i përket asaj se sot si i kam raportet me kompaninë ‘Agani’ absolutisht nuk ka asnjë raport…Shumica e këtyre pyetjeve po t’i dija përgjigjet do të ishte një lloj shkelje ligji se ministri i Shëndetësisë e ka një kufizim natyrisht përveç se është autoriteti me ligj janë të përcaktuar se si shkojnë të gjitha detajet dhe hallkat e prokurimit nga momenti kur kërkohet nga njësia kërkuese….Ka qenë një ofertë rreth 100 mijë euro të cilat kanë qenë të alokuara qysh nga koha e ish ministrit, Uran Ismajli. Dhe nga administrate e mbaj mend këtë kur sekretari më ka njoftuar dhe sekretari dhe administrata në përgjithësi duhet të anulojmë pavarësisht nevojave të mëdha që i kemi për këto materiale duhet të anulohet ky aktivitet sepse ka fryrje shumë të mëdha të çmimeve dhe si rrjedhoj ky aktivitet me sa mbaj mend është anuluar dhe pastaj është rihapur prapë..Unë nuk i di çmimet zotëri Haxhiu edhe do të ishte jo e logjikshme që ministri me i ditur çmimet…Sa i përket kompanisë ‘Lego’ dhe këto besom nuk kam asnjë kompent prapë po e përsëris jo vetëm kompani ‘Lego’ po asnjë kompani tjetër nuk ka qenë në diskrecionin tim ta mbaj emrin në mend, dhe as nuk ka qenë në diskrecionin tim që të shikoj me llup apo në mes të gishtave për kompani të caktuara këtë ose atë e më së paku në aspektin politik që besoj që ka qenë edhe një arsye shtesë pse në këtë kohë pandemia është menaxhuar aq mirë“, u shpreh Vitia.

Sipas tij problem kryesor në menaxhimin e pandemisë ka qenë mungesa e saktë e infrastrukturës ligjore e cila e ka vështirësuar punën e të gjithë akterëve në luftimin e pandemisë.

Pyetje të shumta për ish ministrin, Vitia pati edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalija i cili tha se gjithë menaxhimi i pandemisë në kohën e Arben Vitisë ka qenë i jashtëligjshëm. Madje ai i tha ish ministrit se a është i gatshëm t’i kërkoj falje familje Musliu, për deklaratën e tij se nuk kanë pasur dëshmi që ka paraqitur gjendjen shëndetësore të Agon Musliun.

Vitia në përgjigjet e tij ka thënë se vdekjen e Agon Musliut e ka përjetuar shumë rëndë. Me përgjegjësi të plotë Vitia e ka ripërsëritur se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur dokument me vete në Aeroportin e Prishtinës që ka dëshmuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Vitia: Me përgjegjësi të plotë them se Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument me vete në aeroportin e Prishtinës

“Natyrisht që ndihem keq për vdekjen e Agoni, natyrisht që nuk ka qenë e lehtë as për mua si ministër, e sidomos për mua si ministër vdekja e Agonit. Natyrisht që i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Agonit. Është e lehtë ndoshta të thuhet por jo në rastin tim që në këtë rast ka ndodhur një tragjedi të cilin në aspektin njerëzor por edhe në aspektin moral etik e kam përjetuar jashtëzakonisht rëndë. Por me përgjegjësi të plotë iu them se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument me vete në hyrje të pikës kufitare në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’. Natyrisht për këtë në atë kohë ato deklarata që I kam lexua dhe nga të gjithë akterët nga rruga, nga aeroporti e kanë konfirmuar një gjë të tillë“, u shpreh Vitia.

Ekrem Hyseni nga LDK ka kërkuar të di se a ka qenë e drejtë që vetëm me nënshkrim të ministrit të asaj kohe të shëndetësisë, Arben Vitia të lirohen qytetarët e Kosovës nga karantina.

Vitia për këtë tha se nënshkrimi i tij nuk ka qenë vendim i tij por kërkesë nga zyra ligjore e ministrisë së Shëndetësisë.

Vitia: Vendimi për të nënshkruar dosje për t’u largua nga karantinimi qytetarët nuk ishte i imi

“Ky nuk ka qenë vendimi I imi dhe nënshkrimi im vetëm e ka konfirmuar atë që e kanë thënë specialistët shëndetësor dhe atë që e kanë parë secili nga qytetarët që kanë qëndruar në karantinë. Atë çka kam bërë unë mirë ka qenë që të sigurohem që të mos ketë vonesa nga momenti i rekomandimit nga specialistët e fushës e deri tek momenti I nënshkrimit tim”, theksoi ish ministri Vitia.

Deputetët kanë kërkuar sqarime edhe lidhur me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia. Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa i ka dhënë shpjegimet e tij se si ka ardhur deri tek pranimi i këtyre 1 mijë testeve ka thënë se ky vendim ka qenë i duhur dhe i vetmi për tu dal në ndihmë edhe qytetarëve shqiptar në Luginë të Preshevës.

Vitia: Pranimi i 1 mijë testeve nga Serbia vendim i duhur

“Ne kemi kërkuar si Republikë e Kosovës në kushte komplet të barabarta me ndërmjetësim të gjeneralit Rissi dhe ambasadorëve respektiv që njësoj sikur ne që nuk kemi ndihmat eventual dhe konkrete që i ka sjell pala tjetër për qytetarët serb të mos ketë asnjë pengesë për anën e Kosovës për të dërguar ndihma konkrete në Preshevë. Dhe jemi dakorduar që të dërgojmë një sasi ndihmash prej 500 mijë eurosh në Luginë. Dhe gjatë kësaj kohe ministri i Shëndetësisë nga pala tjetër ka ofruar që 1 mijë teste që po iu referoheni t’i sjell në Republikën e Kosovës, dhe natyrisht që është diskutua që këto teste nuk mund të vijnë si teste me karakterin etnik për vendin por do jenë teste që do i vinë Kosovës dhe do shkojnë në IKSHP. Kjo ka qenë pjesa politike e dakordimit. Pa caktuar datat apo orët e caktuara se kur do i dërgojmë ne ndihma nga 500 euro në qytetet tek bashkëkombasit tanë dhe njësoj dita dhe data se kur do vijnë testet nga Serbia....Besoj që pavarësisht bujës së madhe që është bërë ajo ccka nga fillimi që kemi dashur të arrijmë ka qenë ndihma konkrete tek bashkëkombasit tanë në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc është arritur dhe mendoj se vetë pranimi i këtyre testeve dhe jo të karakterit etnik ka qenë një akt sovran dhe vazhdoj të mendoj se ka qenë një vendim i duhur”, Vitia.

Gjatë ditës së sotme paraKomisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës ka dëshmuar edhe ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

***

Vitia për rastin e Agon Musliut: Nëse ka dëshmi që ka pasur mospërputhje në hallkat e sistemit, duhet të kërkohet përgjegjësi

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, po vazhdon raportimin e tij para komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19, më saktësisht për rastin e Agon Musliut, i cili kishte rënë nga ballkonet e konvikteve në Prishtinë, duke e privuar kështu vetën nga jeta.

Vitia tha se në rast se ka dëshmi se ka pasur mospërputhje në hallkat e sistemit, dhe se dikush ka pasur informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore e që nuk është raportuar në institucionet përkatëse, atëherë përgjegjësia duhet të bije konformë legjislacionit në fuqi.

“Për fund po e përsëris të gjitha këto pyetje janë jashtë diskrecionit nëse ka dëshmi tw tilla që gjatë hallkave të sistemit nga njësia kërkuese deri te nënshkrimi i ministrit duhet të merren patjetër të gjitha masat”, tha Vitia para anëtarëve të komisionit.

***

Ish-ministri Arben Vitia dëshmon në Komisionin hetimor për COVID-19 (Drejtpërdrejt)

Në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë do të raportojë ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat