Zemaj takohet me Azemin, flasin për punëtorët teknik dhe sigurimit teknik

Aktuale

Zemaj takohet me Azemin, flasin për punëtorët teknik dhe sigurimit teknik

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:43
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi u taku sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim u bisedua për futjen në listë të benificioneve punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik ne institucionet shëndetësore ashtu si janë mjekët dhe infermierët.

Dhe pika tjetër ishte kthimi i këtyre punëtorëve nën ombrellën e shtetit siç kanë qenë para se te privatizohen.

Në një komunikatë për media nga SPSPK, thuhet se ministri Zemaj u zotua se kërkesën e sindikatës do ta shqyrtoj së bashku me kryeministrin Hoti dhe të vinë deri të një vendim adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat