Kraki: Ardhja e Grenellit si një kanagjegj i keq, ku ndihesh n’siklet

Aktuale

Kraki: Ardhja e Grenellit si një kanagjegj i keq, ku ndihesh n’siklet

Nga: A.Zh Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:52
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka komentuar për vizitën e delegacionit amerikan në Kosovë.

Ai e ka krahasuar ardhjen e ambasadorit Richard Grenell në Kosovë, me “kanagjegjin dhe nusen”.

Sipas tij, sapo të “kryhen surlet e tupanat, asgjë konkrete nuk mbetet”.

Reagimi i tij në Facebook:

Seriozisht...

Ardhjen e Grenellit me krushq unë e shoh si një lloj kanagjeqi t’keq, ku ndihesh n’siklet.

Edhe krejt lajmet për dhurata e projekte te gazeta e Beratit duken si ato « të falat» që i jepen nuses duke bërtitë sa për me shit mend e me bë foto.

Dhe sapo të kryhen surlet e tupanat, asgjë konkrete nuk mbetet.

Vjehrra i merr prapë lirat e veta t’dukatit e të falat tjera i merr familja. Nusja tani e kupton që krejt ka qenë spektakël.

Qe çka mendoj unë për anën historike të këtij cirku që m’bën me vjell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat