Qëndron Kastrati u thotë në Kuvend se nuk tërhiqet nga vendimet e tij, kapet me Shpejtim Bulliqin

Aktuale

Qëndron Kastrati u thotë në Kuvend se nuk tërhiqet nga vendimet e tij, kapet me Shpejtim Bulliqin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:51
Qendron Kastrati

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati deklaroi se nuk do të tërhiqet nga implementimi i reformave në arsim.

Ai tha se nëse do të ketë shtyrje të implementimit i bie që të tërhiqen nga këto reforma.

“Të shtyhen nënkupton me u tërheq krejt dhe për këtë të pësojnë ata fëmijë në të ardhmen. Çka duhet tash është ministria, veç le të thonë se kompetencë e kujt është, në momentin që e kanë qytetarët e qartë se është kompetencë e Komunës, mjafton”, tha ai.

Në komision gjatë gjithë kohës ka pasur përplasje në mes kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastrati dhe deputetit të LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Ky i fundit tha se për dy mandate ka qenë drejtor i Arsimit ndërsa Kastrati iu përgjigj duke i thënë se nuk është krenari me thënë se kam qenë drejtor i Arsimit duke e ditur gjendjen e arsimit në Kosovë.

Përplasje ka pasur edhe mes deputetes së LVV-së, Arta Bajralija, dhe asaj të AAK-së, Teuta Haxhiu.

Arta Bajralija, deputete e LVV-së, tha se do te flasë si qytetare e Kamenicës, për çka asaj i ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila i tha se në Kuvend është deputete dhe se po bënë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat