Miftaraj paralajmëron luftë brenda sistemit prokurorial

Aktuale

Miftaraj paralajmëron luftë brenda sistemit prokurorial

Nga: A.Morina Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:56
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës, Ehat Miftaraj ka paralajmëruar se ky vit do të jetë luftë brenda sistemit prokurorial.

Kjo, sipas Miftaraj për shkak të emërimit të Kryeprokurorëve, anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe prokurorëve në Prokurori të Apelit dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai tha se gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do të shohim aksione si nëpër filma si rasti i Karaçevës, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

E kam thëne më herët dhe po e përsëris.

Ky fund vit do të jetë luftë brenda llojit në sistemin prokurorial për emërimin e Kryeprokuroreve, anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe prokurorëve në Prokurori të Apelit dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor do të shohim aksione si nëpër filma si rasti I Karaçevës.

Do të shohim edhe media që do të luajnë rolin e promovuesit për prokurorë të caktuar se si ata e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Po në fund të gjitha pozitat do të plotësohen sipas instruksioneve të politikes nga njerëzit e politikës në Këshillin Prokurorial dhe sistemin prokurorial.

Aksionet dhe veprimet me porosi do të jenë dëm kolateral ndaj viktimave e që në fund do të jenë qytetaret e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat