Spahiu: S’ka më akuj në mes të SHBA-së dhe Serbisë, i shkriu Trump

Aktuale

Spahiu: S’ka më akuj në mes të SHBA-së dhe Serbisë, i shkriu Trump

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:55
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se darka e shtruar mbrëmë në Serbi për delegacionin amerikan tregon nivelin e afërsisë në mes të dyja shteteve.

“Kur marrëdhëniet bëhen më miqësore palët lëshohen në informalitet. Kjo tregon se marrëdhëniet amerikano-serbe janë shkrirë – nuk ka më akull. Bëhet fjalë për dy vende që kanë qenë në luftë para 21 vjetësh. Atëherë Amerika ka bombarduar ndërtesat kryesore në gjithë Serbinë. Tash po shkrihen akujt dhe atmosfera tregon se nuk ka nevojë për informalitet”, ka thënë Spahiu.

“Raportet e SHBA-së me Kosovën janë si prindi me fëmijën. Ka një dallim shumë të madh. Amerikanët sigurisht që një vendi që ia kanë marrë një pjesë të territorit e respektojnë më shumë sesa një vend që e kanë krijuar. Sjellja e tyre është si baba ndaj djalit, jo si partneri ndaj partnerit”.

Spahiu në Info Magazine ka thënë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po bën sikur po bën paqen në botë për shkak se ndodhet në fushatë.

“Grenell bënte kokrrën e qejfit duke u zhveshur nga protokolli nga ana formale sepse kjo tregon që Trump ka arritur t’’ shkrijë akujt [në mes të SHBA-së dhe Serbisë].. Lufta në Ballkan është bërë që Amerika ta fusë Serbinë në orbitën e vetë. Kosova nuk duhet t’i marrë në mënyrë fatale ndodhitë në botë, por të sillet konform rrethanave në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Nëse themi “kuku që u lidhën amerikanët me Serbinë dhe në mbetëm në lloç” do të mbesin në lloç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat