“Mini-Shengenit” do t’i ndryshohet emri

Aktuale

“Mini-Shengenit” do t’i ndryshohet emri

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:55
Harta ballkanike

I pari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka treguar se në iniciativën rajonale të njohur si “Mini-Shengeni Ballakanik” do të ketë ndryshime si në përmbajtje dhe po ashtu edhe ndërrim i emërtimit.

“Tash po mendohet që në kuadër të kësaj iniciative që ndoshta edhe do t’i ndryshohet emri, “Minishengenit” ose iniciativa që po quhet për katër liritë e lëvizjes të trajtohet edhe një pjesë e barrierave”, tha ai.

Ai ka thënë se tani do të ketë involvim direkt të mekanizmave ekonomik e jo protagonizëm politik.

“Pikërisht është kjo që fokusi të jetë tek përmbajtja jo të protagonizmi politik, katër liritë e lëvizjes janë drejtpërdrejtë të lidhura në ç’rregullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve të personave, dhe të kapitalit”, është shprehur Rukiqi.

Rukiqi ka thënë se në këtë takim është diskutuar që parakusht për implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit është që të tejkalohen barrierat.

“Është përmendur që parakusht edhe i implementimit të Marrëveshjes së Uashingonit dhe i projekteve infrastrukturore, mënyrë që të nxirre sa më shumë përfitime parakusht është eliminimi i këtyre barrierave”, ka thënë Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat