Tahiri: Në dialog me Serbinë duhet të kemi kujdes nga “fushat e minuara”

Aktuale

Tahiri: Në dialog me Serbinë duhet të kemi kujdes nga “fushat e minuara”

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 20:51
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për procesin e dialogut me Serbinë.

Tahiri ka thënë se pala kosovare nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, por që janë disa zona siç i quan ai të minuara që nuk guxojnë të prekën.

“Argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga fushat e minuara, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt”, pohoi ai në Kanal 10.

Tahiri ka thënë se si AAK kanë ngritur alarme rreth liqenit të Ujmanit, duke shtuar se dorëheqjet i kanë pasur të gatshme më datën 4 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat