Rexhep Selimi ka një kërkesë publike për Avdullah Hotin

Aktuale

Rexhep Selimi ka një kërkesë publike për Avdullah Hotin

Nga: A.Morina Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Selimi e ka njoftuar Hotin të mos tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë dhe raportimin në Kuvend ta bëjë të hënën.

"Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator", deklaroi Selimi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

LE TË MBAHET MBLEDHJA PËRBASHKËT E QEVERIVE!

Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë.
Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator.

Ne e presim të hënën me 28 le të vi të raportojë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat