Gani Geci në Gjykatë Speciale përmend edhe arrestimin e babit të Berat Buzhalës gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Gani Geci në Gjykatë Speciale përmend edhe arrestimin e babit të Berat Buzhalës gjatë luftës në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 08:13
Gani Geci

Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, pasi u intervistua për katër ditë nga Gjykata Speciale, ka dhënë një intervistë në Pressing.

Gjatë kësaj interviste ku tregoi se si u intervistua në Hagë, ka treguar se ata e kanë pyetur edhe a e din ndonjë rast që dikush ka shkuar për t’i lypur anëtarët e familjes së vet kur janë arrestuar gjatë luftës në Kosovë.

Geci tregon se një rast i tillë ka ndodhur me Berat Buzhala, pasi që babin e tij ka shkua për ta lyp pas arrestimit.

“Berat Buzhala si fëmijë ka shkua me lyp babën e vet 35 ditë. Edhe unë të përgëzoj për atë se një njeri që nuk e lyp anëtarin e familjes së veti ai as nuk është shqiptar as nuk është burrë e as nuk është kurrgjë”, ka thënë Geci.

Ndërsa Buzhala, pas kësaj ka treguar se Gjykata Speciale e kanë thirrë edhe babin e tij – tashmë të ndjerë, për të dëshmuar në Hagë, por që i ka refuzuar.

“Babai im nuk ka dashur me bashkëpunua me Tribunalin për arsye se para dy viteve u ka thanë ‘u kujtuar në 2018 me ardhë me më vet, pse nuk erdhët në 2000, 2001 apo në 2002, dhe e latë mas 18 vjete me kërku drejtësi, ku unë i kam tash 70 vjet dhe po dua me shiju pleqërinë time”, tha Buzhala.

Ai thotë se raporti me babin e tij nuk është sikurse me Gani Gecin.

Këtë pjesë mund ta dëgjoni në minutën e 31:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat