Analisti pyet: Kush është personi i shpejt si vetëtima që po futet sa herë të dojë në zyrat e OVL-UÇK?

Aktuale

Analisti pyet: Kush është personi i shpejt si vetëtima që po futet sa herë të dojë në zyrat e OVL-UÇK?

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:45
Njeriu duke dërguar dosjet në OVL

Analisti politik Leon Duhanaj e ka komentuar njeriun misterioz që po i dorëzon dosjet në zyrat e OVL-UÇK.

Duhanaj thotë se nuk është e besueshme kjo maskarada e OVL-së se një person i shpejt si vetëtima po i dorëzon dosjet në OVL.

Ai pyet se si ka mundësi ky person i ‘panjohur’ të sjell dosjet nga Serbia dhe të futet në zyrat e OVL-UÇK-së në prezencën e tyre e mos të pyet askush për të.

Ai tutje pyet se kujt i shkon përshtati komprometimi i Gjykatës Speciale?

Postimi i plotë:

Dosjet dhe OVL

Nëse ka diçka që në asnjë moment nuk duket e besueshme atëherë është kjo maskarada e OVL-së, të cilën po e bëjnë përmes ati personit të "shpejt si vetima dhe, të panjohur"!

kujt i shkon për shtati komprometimi i Gjykatës Speciale?

Gjykata Speciale, "e keqe, apo mirë", është rezultat i dështimeve tona.

Pyetja duhet të shtrohet; nëse ndodhë që kjo Gjykatë të dështoj, çfarë ndodhë akuzat e Dick Marty-t?

A do mbetej Kosova peng i këtyre akuzave të vilat do të qëndrojnë si pengesë për ne dhe si armë e fortë për Serbinë, në luftën e saj për ta neutralizuar krimin në Kosovë, përkatësisht për t'i shpallur viktimat krimbërës!

Si ka mundësi, që një "i panjohur" të sjellë dosje nga Serbia, të futet sa herë të dojë në zyrat e OVL-së, në prezencën e tyre dhe të dalë, pa e prekur kush me dorë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat