Hoti-Haradinajt: Për postin e presidentit flasim kur t’i përfundon mandati Thaçit

Aktuale

Hoti-Haradinajt: Për postin e presidentit flasim kur t’i përfundon mandati Thaçit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:29
Hoti dhe Haradinaj

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë një konference për media ka folur edhe për postin e presidentit, temë kjo që ka acaruar raportet brenda koalicionit qeverisës.

Derisa nga AAK-ja kanë paralajmëruar se nëse Haradinaj nuk do të marr përkrahjen për president, kjo parti do të dal nga koalicioni, Hoti  thënë se presidenti është ende në zyre dhe për këtë do të diskutojnë kur të përfundoj mandati i tij.

“Nuk kam koment për këtë. Presidenti është në zyre në bazë të kompetencave ligjore. Kur të vij shkurti do të ulemi dhe të gjejmë një zgjedhje. Ky koalicion qeveris nuk mund ta zgjedh vetë presidentin por duhet të ulemi të gjithë së bashku për këtë”, ka thënë Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat