Vjen reagimi i parë pas arrestimit të Sali Mustafës

Aktuale

Vjen reagimi i parë pas arrestimit të Sali Mustafës

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:29
Salih Mustafa

Gjatë ditës së sotme nga Policia e EULEX-it është arrestuar Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit.

Ai e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA.

Familjarët e kanë konfirmuar se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

E lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale.

Pas arrestimit të tij, ka reaguar Gazmend Islami.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami kujton kohën kur këndonin bashkë me Salihun, Shyhreten, Bahriun dhe Agronin.

Ai thotë se aktakuza ndaj ti është e papranueshme.

Postimi i plotë:

Sali Mustafën e njoh nga studimet, ishte trim dhe atdhetar, i përkushtuar për çlirimin e vendit!

Më kujtohet kur këndonim me Salihu, Shyhreten, Bahriun, Agronin!

E papranueshme aktakuza ndaj tij! Gjykatë politike dhe antishqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat