​Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës me meritë ka arritur besueshmërinë e lartë

Aktuale

​Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës me meritë ka arritur besueshmërinë e lartë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:00
​Zemaj në Gjakovë: Policia e Kosovës me meritë ka arritur besueshmërinë e lartë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar sot se Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë dhe situata e pandemisë ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.

Ai gjatë një vizite në Gjakovë është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet policia në këtë rajon në kohë pandemie.

“Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja. Nderim për Policinë e Kosovës”, ka shkruar ministri Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat