Dosjet e UÇK-së - Situatë problematike për Kosovën

Aktuale

Dosjet e UÇK-së - Situatë problematike për Kosovën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:05
Gjykata Speciale

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtën Humanitare foli për Euronews Albania rreth rrjedhjes së informacioneve nga Haga që ai i konsideron ende një mister.

Ai pohoi se dokumenti i fundit i ardhur është patjetër një informacion që mund të rrjedhë vetëm nga Prokuroria Speciale dhe është përgjegjësi e Prokurorisë Speciale në Hagë duke qenë se në atë lloj dokumentacioni nuk mund të kishte qasje asnjë person apo institucion tjetër.

“Mendoj që me publikimin, respektivisht me daljen në publik të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është vënë një presion shtesë për dëshmitarët e mundshëm sepse nga e përfaqësuesve të veteranëve të UÇK-së është thënë se tanimë i posedojnë listat edhe të atyre dëshmitarëve që ish dashur të jenë të mbrojtur, që janë intervistuar edhe jashtë Kosovës, edhe në territorin e Serbisë pranë prokurorive Serbe. Sigurisht që ky është një presion dhe mund t’i dëmtojë proceset e ardhshme para Dhomave të Specializuara”, tha Blakaj.

Ai u shpreh se binte dakord me deklaratën e Nasim Haradinaj sepse veteranët deri në këto momente nuk kanë thënë se i njohin personat që kanë sjellë dosjet dhe madje kanë deklaruar se këto dokumente mund të kenë rrjedhur nga Gjykata Speciale për gjithfarë arsyesh e nisur nga kjo për Kosovën situata mund të sjellë goxha probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat