Thaçi zbulon çka i tha Kurti për Konjufcën

Aktuale

Thaçi zbulon çka i tha Kurti për Konjufcën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:38
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing  ka thënë se i ka propozuar Albin Kurtit sa ishte kryeministër i Kosovës, që këshilltari i tij Bekim Qollaku dhe Glauk Konjufca të punojnë së bashku për dialogun. E sipas Thaçit, Kurti ka thënë se nuk i beson Glaukut, madje e mban në distancë.

“Sa i përket takimit me Kurtin, ekziston transkripti. Mediat mund ta marrin”, është shprehur Thaçi.

Thaçi tregon se propozoi një bashkëpunim në mes të Qollakut dhe Konjufcës, por një gjë të tillë e kundërshtoi Kurti.

“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet”, ka thënë Thaçi.

“Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “Ti e di i kujt është ai”. Tha unë e mbaj në distancë”, shtoi Thaçi.

Thaçi: Në Speciale nuk jam pyetur për trafikim të organeve dhe për asnjë vrasje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është pyetur nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për trafikim të organeve, për Shtëpinë e Verdhe dhe për asnjë vrasje. Edhe pse dy akuzat e para janë themel i Gjykatës Speciale.

“Në asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim të organeve. Edhe pse kjo ka qenë baza e themelimit të Gjykatës Speciale”, është shprehur Thaçi.

“Në asnjë moment nuk jam pyetur për Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se nuk është pyetur për asnjë vrasje nga prokurorët.

“Unë nuk jam pyetur për asnjë vrasje”, shtoi presidenti Thaçi.

Thaçi: Njohja e Izraelit historike për Kosovën, e njohja reciproke do të ishte kulmi i marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se njohja reciproke në mes të shteteve do të ishte kulmi i marrëveshjes. Ndërsa njohja e Izraelit është historike për neve.

“Zotimi për njohje reciproke do të ishte kulminacioni i marrëveshjes. Njohja e Izraelit është njohje historike për Kosovën”, është shprehur Thaçi.

Tutje, ai tha se nuk ka folur kurrë për shkëmbim territoresh, por vetëm për bashkëngjitje të Preshevës me Kosovë. Ai gjithashtu pyeti se ku mbetën thikat mbi harta për të cilat fliste Kurti.

“Unë nuk kam përmendur kurrë shkëmbim. Unë dua që Presheva t’i bashkëngjitet Kosovës, por është folur shumë se Kosovën në Shtëpinë e Bardhë u përmendën shumë thikat. Ku mbetën thikat?”, tha Thaçi.

“Ata që kanë folur për thika dhe ndarje duhet t’i kërkojnë falje popullit”, shtoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat