Në dosjet e ‘Speciales’ figurojnë të vrarë, ky është momenti i lirimit të Cen Deskut dhe Jakup Kastratit nga burgu

Aktuale

Në dosjet e ‘Speciales’ figurojnë të vrarë, ky është momenti i lirimit të Cen Deskut dhe Jakup Kastratit nga burgu

Nga: P.R Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:23
Momenti i lirimit të Cen Deskut dhe Jakup Kastrati nga burgu

Në dosjet e dërguara në zyrat e OVL-së së UÇK-së, e të cilat thuhet se janë të Gjykatës Speciale, zbulohen shumë detaje për propozim aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe personave të tjerë.

Por, në këto dosje Cen Desku dhe Jakup Kastrati, të dy këta të arrestuar gjatë luftës në Kosovë, figurojnë si persona të vrarë.

E në rrjetin social facebook, është publikuar një video, e cila tregon momentin kur Cen Desku dhe Jakup Kastrati ishin liruar nga burgu, shkruan “Bota sot”.

“Ne Dosjet e Gjykates Speciale te shperndara dite me pare nga Organizata e OVL-UCK-se, figurojne si te vrare edhe keta dy zyrtar te LDK-se te cilet ishin te arrestuar nga pjestar te UCK-se ne Shale ne nentor te vitit 1998, fjala eshte per Jakup Kastratin dhe Cene Deskun.,Te dy keta persona jane gjalle”, shkruan ndër tjerash Ekrem Gegë Gërvalla, personi i cili e ka publikuar videon.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat