Avokati Koci paralajmëron se do të ketë arrestime tjera nga Specialja

Aktuale

Avokati Koci paralajmëron se do të ketë arrestime tjera nga Specialja

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:31
Arianit Koci

Salih Mustafa, ish-pjesëtar i UÇK-së, është personi i parë i arrestuar nga Gjykata Speciale. Arrestimi i tij pasoi konfirmimin e  aktakuzës nga Dhomat e Specializuara. Njohësit e çështjeve juridike thonë se është e pritshme të ketë arrestime të tjera, e po ashtu tregojnë edhe për procedurat që do të ndiqen në Hagë.

Kanë filluar arrestimet e para nga Dhomat e Specializuara. Me anë të një njoftimi, ky institucion ka bërë të ditur se Salih Mustafa është arrestuar sot nga Policia në Kosovë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Z. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë.”

Avokati Arianit Koci, ka thënë se shumë shpejt mund të priten edhe arrestime të tjera.

“I arrestuari sigurisht se do të bartet brenda ditës në Hagë. Ai brenda 48 orëve duhet të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake. Tashmë është e konfirmuar edhe aktakuza e parë dhe nëse e ndjekim këtë logjikë prokuroria do të bëjë kërkesa edhe për arrestime tjera”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arianit Koci.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon për procedurat që Gjykata Speciale ndjek ndaj të arrestuarve.

“Në këtë rast pas transferimit të pandehurit në Hagë, i njëjti duhet që të paraqitet në Gjykatë, në atë që sipas rregullores së Dhomave të Specializuara njihet si paraqitja e parë në Gjykatë. Dhe në këtë rast i pandehuri do të informohet me aktakuzë ndaj tij, dhe po ashtu do të informohet me të drejtat e tjera duke i shtuar edhe informatën se në rastin konkret, brenda 30 ditëve do të ftohet që të deklarohet lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tij”, deklaroi Gzim Shala.

Të mërkurën nga Gjykata Speciale kanë thënë de aktakuzat nuk bëhen publike, pa dalur i akuzuari para Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat