Zafir Berisha tregon cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të tij

Aktuale

Zafir Berisha tregon cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të tij

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:54
Zafir Berisha

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka treguar se cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të tij.

Ai në emisionin dPT te Fidani në T7 ka thënë se i ka parë shumicën prej shakave të cilat janë postuar në rrjetet sociale.

“Aktivistët e rinj më dërgonin kohë pas kohe, me disa qeshja por disa ishin me të vërtet ofenduese dhe nuk besoj që tregojnë kulturën tonë si popull dhe shoqëri”, thotë ai.

“Mirëpo ishte njëra ku unë isha me në luftë me snajper dhe aty lart shkruante “Zafa duke u ruajtur passwordat”, tregon Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat