Krasniqi: Çështja e Asociacionit është e mbyllur

Aktuale

Krasniqi: Çështja e Asociacionit është e mbyllur

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:21
Memli Krasniqi

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se çështja e Asociacionit është e mbyllur.

"Absolutisht mendoj që nuk duhet të diskutohet. Kjo punë është e mbyllur. Në atë kuptimin që është nënshkruar... Asociacioni është përmendur në kuadër të marrëveshjes së parë të parimeve, në vitin 2013 dhe ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse s'gaboj, kanë kaluar vite që nuk e kam lexuar, 6 pikat e para flasin për Asociacionin. Dhe, nëse s'gaboj po ashtu, e dyta ose e treta thotë se do të themelohet në bazë të shembullit të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është ekzistues. Dhe, këtu ka lindur i tërë ai konflikti i madh nëse është organizatë joqeveritare apo bashkësi e komunave, e tjerë", ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, aty përcaktohet se do të ketë kompetenca mbikëqyrëse të arsimit, shëndetësisë dhe planifikimit hapësinor brenda atyre komunave. Në vitin 2015, kur ishim në bashkëqeverisje me LDK-në, Mustafa në kuadër të përgjegjësive të tij si kryeministër e ka negociuar më tutje dhe është nënshkruar një dokument më i gjerë.

Ai ka treguar në Desku se në pyetje është Marrëveshja për Asociacionin.

"Dhe, po flas që më 2013-tën janë 6 pika të cilat janë jashtëzakonisht të përgjithshme. Këtu ka më shumë detaje. Vetëm duhet ta kemi të qartë: Njerëzit e kanë akuzuar shumë edhe qeverinë tonë, e edhe z. Mustafa edhe z. Thaçi që ka qenë jokushtetuese. Nëse ka pasur një veprim të mençur të asaj qeverie, ka qenë fakti që në atë marrëveshje të iniciuar prej dy palëve edhe Bashkimit Evropian, është futë që krejt kjo vlen pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat