A pati shkelje me arrestimin e Mustafës nga Specialja? Flet Shala

Aktuale

A pati shkelje me arrestimin e Mustafës nga Specialja? Flet Shala

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:48
Salih Mustafa

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka thënë se nisja e arrestimeve nga ana e Gjykatës Speciale nuk paraqesin befasi.

“Kjo gjykatë është themeluar para pesë vjetësh dhe ka intervistuar afër 300 individë dhe ka qenë e pritshme. Nuk është befasi, a ka pasë shkelje të drejtave të njeriut nuk ka pasë. Institucionet e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për këtë tribunal që ka qenë e gabueshme, të gjitha autorizimet i ka bartur tek gjykata dhe ne jemi vetëm spektatorë dhe nuk kemi mundësi kundërshtimi”, ka thënë Shala.

“Është gjykatë që s’ka lidhje me Kosovën. Arrestimi është bërë në përputhje me rregulloren që e kanë”.

Sipas tij publikimi i dosjeve ditët e fundit paraqet situatë jonormale.

“Dokumentet kanë rrjedhur nga atje dhe burimi është atje [Haga]. Është joetike të thuhet se ato e kanë përshpejtuar arrestimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat