Avokati Gazmend Halilaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për aksionin e EULEX-it, ku edhe e arrestoi kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin.
Halilaj thotë se e kam paralajmëruar para dhjetë ditë se do të ndodh një aksion i tillë.
Ai ka kërkuar që mos të luhet me Gjykatën Speciale, dhe mos të kanosin ata që kërkojnë drejtësi.
Postimi i plotë:
A ju paralajmërova para (10) dite. Mos luani me Gjykaten Speciale, mos i kanosni ata që kërkojnë drejtësi dhe dëshmojnë për drejtësinë.
Mos u mundoni të shantazhoni njerëzit duke i etiketuar, pra nëse e keni shprehi të etiketoni njerëzit, etiketomni mu hiq dert se kam, por jo qytetarët e vuajtur.
E përsëris etiketomni mu por jo njerëzit e vuajtur.