Dy arrestimet e para nga Gjykata Speciale

Aktuale

Dy arrestimet e para nga Gjykata Speciale

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:34
Sali Mustafa dhe Hysni Gucati

Gjykata Speciale tashmë ka filluar me arrestime të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para disa minutave u konfirmua edhe arrestimi i dytë nga Specialja që u bë nga njësi të EULEX-it ku asistoi edhe Policia e Kosovës.

I arrestuari i dytë është kryetari i OVL-UÇK, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Ndërsa EULEX-i edhe pas arrestimit ka vazhduar bastisjen në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

E arrestimi i parë u bë të enjten përsëri nga njësi të EULEX-it të cilët e morën nga shtëpia e tij ish eprorin e UÇK-së, Salih Mustafën.

I arrestuari i parë Mustafa ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat