Veç 46 raste të reja, Zemaj propozim lehtësim të masave në mbledhje

Aktuale

Veç 46 raste të reja, Zemaj propozim lehtësim të masave në mbledhje

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:59
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se 46 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai tha se “Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent”.

Postimi:

Nga testimet e bëra, në 24 orët e fundit, sërish kemi rezultate të kënaqshme, ku vetëm 46 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Kultura qytetare, respektkimi masave dhe rekomandimeve të vendosura prej Ministrisë së Shëndetësisë me rekomandim të IKShPK-së, si dhe koordinimi i plotë me të gjithë akterët tjerë, po sjell rezultate të kënaqshme.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent.

Veprimi i përbashkët me të gjitha nivelet e shëndetësisë, me pushtetin lokal dhe të gjithë akterët relevant për zbatimin e masave anti covid, sollën edhe rezultate të mira edhe propozimin e lehtësirave të këtyre masave.

Së bashku, do të zbatojmë edhe masat lehtësuese, sepse vetëm ashtu mund të kemi sukses. Faleminderit qytetarëve dhe të gjitha institucioneve të përfshira për arritjen e përbashkët!

Mosrespektimi i rekomandimeve për masat lehtësuese, do të sjell vendime adekuate me gjendjen e krijuar. Por, kam besim të plotë, sikur deri sot, të respektohen vendimet dhe përkushtimin kundër virusit covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat