Pritet të votohet grupi i ri punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte

Aktuale

Pritet të votohet grupi i ri punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:38
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë pritet të votohet grupi punues për të themeluar Institutin për Krimet e Luftës që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai në Kuvendin e Kosovës tha se ky institut do t’i shërbejë memories kolektive dhe brezave të ardhshme.

“Unë rishtazi e kam dërguar kërkesën në qeveri për të themeluar grupin e ri për të treguar se si do të bëhet, apo kur do të bëhet Instituti për krime të luftës…shpresoj që mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqitet ky propozim dhe të fillojë ky grupi që mund të bëjë hulumtimin e domosdoshëm për themelimin e Institutit. Pozicioni im politik dhe si bartës i institucionit është që të kemi një institutit për hulumtim e krimeve të luftës që do t’i shërbej memories kolektive tonë dhe brezave të ardhshme”

Këtë qëndrim ministri i Drejtësisë e tha pas interesimit të deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci e cila kërkoi të dijë më shumë se pritet të themelohet instituti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat