Reagon ashpër Time Kadrijaj: E mllefosur me atë çka ndodhi në zyret e OVL-së

Aktuale

Reagon ashpër Time Kadrijaj: E mllefosur me atë çka ndodhi në zyret e OVL-së

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:00
Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Kadrijaj u shpreh e mllefosur me mënyren e arrestimit të Gucatit, ajo u shpreh se ky i fundit do ta ketë mbështetjen e tërë popullit.

"E zhgënjyer dhe e mllefosur me pamjet e vrazhda që ndodhën në zyret e OVL-së. Gucati e ka këmbën e humbur për liri dhe nuk ka si mos të ketë mbështetje nga i tërë populli", deklaroi Kadrijaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

E zhgënjyer dhe e mllefosur me pamjet e vrazhda që ndodhën në zyret e OVL-së. Gucati e ka këmbën e humbur për liri dhe nuk ka si mos të ketë mbështetje nga i tërë populli.

Me Hysni Gucatin dhe luftëtarët e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat