(E plotësuar) - Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar gjatë ditë së sotme nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku është duke u vazhdur të intervistohet.
Ai para arrestimit kishte refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.
“Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”.
Derisa ka folur me zyrtarët policorë ai është shprehur se është njoftuar se ka një urdhërarrest ndaj tij.
Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
Arrestohet edhe Nasim Haradinaj
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, tha se kjo organizatë nuk e njeh Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.
Haradinaj foli për gazetarët derisa u shoqërua nga zyrtarë të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, bashkë me Policinë e Kosovës, në lagjen Pejton të Prishtinës.
Pak orë më herët, pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë (EULEX) arrestuan edhe Hysni Gucatin, kryetarin e OVL-së së UÇK-së.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të Haradinajt, e as të arrestimit të Gucatit.
“Nuk e njohim këtë gjykatë (Gjykatën Speciale). Kjo është një ditë që troket në të gjitha dyert e qytetarëve të Kosovës. Tani, çka na bën të mendojmë? Na bën të mendojmë a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi parlament, a kemi Kushtetutë”, tha Haradinaj.
Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
***
Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj ka refuzuar të shkojë me zyrtarë të Speciales që kanë ardhur për ta arrestuar.
Ai ka kërkuar që ta marrin policia e Kosovës që pak minuta më vonë kanë dal në vend të ngjarjes.
“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj.
Ai tha se nuk ka urdhër për arrest.
Qytetarë të shumtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, derisa, të njëjtin e kanë përcjellë me duartrokitje.
Arrestohet Nasim Haradinaj nga hetuesit e Speciales
Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai është ndaluar në hyrje të Televizionit T7 ku ishte i ftuar në emision.
Haradinaj nuk ka pranuar të transportohet me veturë te EULEX-it, por vetëm me të Policisë së Kosovës.
***
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj është arrestuar nga zyrtarë të Speciales.
Para mediave, Nasim Haradinaj ka thënë se hetuesit e Speciales i kanë thënë se është i arrestuar.
Hetuesit e Speciales e ndalojnë Nasim Haradinajn
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradianj është ndaluar nga zyrtarë të Speciales.