Nasim Haradinajn po e ndiqte një veturë, gazetari tregon si u arrestua ai

Aktuale

Nasim Haradinajn po e ndiqte një veturë, gazetari tregon si u arrestua ai

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:21
Nasim Haradinaj duke u arrestuar nga EULEX

Autori i emisionit Frontal gazetari Arsim Lani po e priste sot në studio nënkryetarin e OVL-UÇK-së, kur ai u arrestua para ndërtesës së Televizionit 7.

Gazetari ka nisur emisionin pa mysafirin në studio, pasi policët me llogo të Prokurorisë së Hagës në uniformën e tyre e arrestuan Haradinajn.

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të UÇK-së do të fliste për arrestimin e mëhershëm të kryetarit të organizatës, Hysni Gucatin.

Lani tregon se Haradinaj i ka thënë në telefon se po e ndjek një veturë dhe se e dinte që sapo të ndalej, do ta arrestonin.

Kur Haradinaj u ndal në lagjen Pejton në Prishtinë, atë e rrethuan policët që gjendeshin në veturën e Eulexit.

Nasim Haradinaj foli suedisht me një nga hetuesit dhe refuzoi të kapej nga ta. Ai kërkoi që të shkonte Policia e Kosovës.

Kur Policia e Kosovës erdhi, Haradinaj hipi në veturën e tyre, nën duartrokitjet e qytetarëve që ishin mbledhur rrotull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat