Pas arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt, vjen deklarata e fuqishme e Bekim Jasharit

Aktuale

Pas arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt, vjen deklarata e fuqishme e Bekim Jasharit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:47
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për arrestimet e kryera sot nga Gjykata Speciale në zyrat e OVL të UÇK-së.

Jashari, duke shtuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, kanë rënë viktimë në këtë situatë, ka thënë se në gjithë këtë aksion ka edhe persona të involvuar, të cilët siç i ka quajtur, të fortë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ka pasur persona të involvuar të vendit tonë në këtë situatë. Krejt kjo çka ka ndodhur është e planifikuar mirë.  Ka me u përsërit pastërtia e UÇK-së, por jo në këtë mënyrë. Këtu kanë dorë njerëz të fortë vendorë, por edhe të huaj.  Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër. Gucati dhe Haradinaj kanë ra viktimë. Andaj, t’i lënë këto gjëra”, ka thënë Jashari në rtk.

Gjatë ditës është arrstuar ekryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat