Reagimi i Bahtirit pas arrestimeve: Të ndihen të turpëruar ata që e votuan Specialen

Aktuale

Reagimi i Bahtirit pas arrestimeve: Të ndihen të turpëruar ata që e votuan Specialen

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:28
Agim Bahtiri

Edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme nga Gjykata Speciale.

Bahtiri u shpreh se personat që iniciauan dhe e votuan Specialen duhet të ndihen të turpëruar. Ai tha se beson nwë pafajësinë e pjestarëve të UÇK-së.

"UÇK-ja është krenaria e Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, falë luftës së lavdishme dhe të pastër që bëri kundër okupatorit serb ne sot gëzojmë lirinë", tha Bahtiri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

UÇK-ja është krenaria e Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, falë luftës së lavdishme dhe të pastër që bëri kundër okupatorit serb ne sot gëzojmë lirinë.

Ata që e inicuan dhe votuan Gjykatën Speciale, duhet të ndihen të turpëruar.

Besoj në drejtësi dhe padyshim që pjesëtarët e UÇK-së do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, duke u kthyer faqebardh në vendin e tyre.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat