“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj del nga taksi dhe përballet me policët e EULEX-it

Aktuale

“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj del nga taksi dhe përballet me policët e EULEX-it

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:04
Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK’së), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e Televizionit 7 kur është ndaluar nga policia e EULEX’it.

Ai ishte i ftuar në emisionin Frontal që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK’së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.

Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.

“Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX’it.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat