Lajmërohet i “vdekuri” live në emision: Flet personi që u tha se ishte i vrarë...

Aktuale

Lajmërohet i “vdekuri” live në emision: Flet personi që u tha se ishte i vrarë...

Nga: P.R Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:07
Gjatë natës së mbrëmshme, Desku është lidhur live në emisionin “Debat plus”, ku diskutohej për dosjet e Speciales.

Në dosjet e dërguara në zyrat e OVL-së së UÇK-së, e të cilat thuhet se janë të Gjykatës Speciale, zbulohen shumë detaje për propozim aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe personave të tjerë.

Por, në këto dosje Cen Desku dhe Jakup Kastrati, të dy këta të arrestuar gjatë luftës në Kosovë, figurojnë si persona të vrarë.

Desku dhe Kastrati të cilët ishin udhëheqës të LDK-së në Malishevë, ishin arrestuar gjatë luftës së Kosovë.

Por, gjatë natës së mbrëmshme, Desku është lidhur live në emisionin “Debat plus”, ku diskutohej për dosjet e Speciales.

Ai ka thënë që është i gjallë dhe do të ekzistojë gjatë, derisa ka treguar se është dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Un jam i gjallë, ekzistoj dhe do të jem gjatë. Nuk kam njohuri që jam në ato listat që ka OVL e UÇK-së, si kam parë. Jam kërcënuar edhe prej serbëve edhe prej shqiptarëve, por nuk e kam atë hall. Kam dëshmuar edhe në UNMIK edhe në EULEX, e po ashtu edhe në Gjykatën Speciale”, ka thënë Desku, përcjellë “Bota sot”.

“Është e incizuar deklarata ime në Dragobil, do të ishte mirë të dëgjohet por nuk kam mundësi ta sigurojë, se ajo sqaron shumë gjëra”, ka treguar Cen Decku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat