Deputeti i AAK-së zbulon diçka të papritur për Nasim Haradinajn: Me pa këtë është e rëndë e shokuese

Aktuale

Deputeti i AAK-së zbulon diçka të papritur për Nasim Haradinajn: Me pa këtë është e rëndë e shokuese

Nga: P.R Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:49
Foto e postuar nga Rasim Selmanaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, përmes një fotografie të postuar në faqen e tij në facebook, ka shkruar lidhur me arrestimin e Nasim Haradinajt, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së.

“Çfarë ironie dhe padrejtësie. Në vitin 1981 ishte arrestuar dhe dënuar bashkë me pothuajse komplet familjen. Në vitin 2020 me e pa arrestimin e Nasim Haradinajt është e rëndë e shokuese!”, shkruan ndër tjerash Selmanaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë nga Rasim Selmanaj:

Arrestimi i Nasim Haradinajt!

Çfarë ironie dhe padrejtësie. Në vitin 1981 ishte arrestuar dhe dënuar bashkë me pothuajse komplet familjen.

Në vitin 2020 me e pa arrestimin e Nasim Haradinajt është e rëndë e shokuese!

Veprimtaria athetare e Nasim Haradinajt nisë në vitet 80-ta e nuk ndalët deri në përfundim të luftës.

Një jetë me veprimtari e sakrifica, vuajte e persekutime!

Por, që kurr nuk e kisha besu që kjo mund ti ndodh në vitin 2020.

Se di ka po shkojmë????

...........................

Me 8 shkurt të vitit 1980 në Gllogjan kishim themeluar organizatën ilegale “Shqiponja”, Nasim Haradinaj, Mustafë Bajramaj, Sokol Mustafaj, Rexhep Mehmetaj e Rasim Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat