Xhavit Haliti mori miliona nga Ahmet Krasniqi, ja cili ishte raporti ndërmjet tyre

Aktuale

Xhavit Haliti mori miliona nga Ahmet Krasniqi, ja cili ishte raporti ndërmjet tyre

Nga: H.O. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:05
Xhavit Haliti/ Ahmet Krasniqi

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Skender Zogaj ka folur rreth të bëmave të kolonelit, kërcënimeve dhe vrasjes së tij.

Në këtë intervistë, Zogaj ka folur edhe për raportin e colonel Krasniqit me ish nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin.

Për këtë të fundit thuhet se ka marrur rreth 8.8 milionë euro nga Ahmet Krasniqi.

“Bota sot”: Cili ka qenë raporti ndërmjet Ahmet Krasniqit dhe Xhavit Halitit?

Zogaj: Ahmet Krasniqi ka qenë njē kolos, trim i urtë dhe i mençur, i mirësjellshēm dhe respektues, i fjalës dhe i besës, intelektual elitar i pajisur me dituri të gjera për artin ushtarak por edhe tribun i ndritur popullor, me vigjilencë të lartë për t'iu gjegjur dhe shërbyer me dinjitet kërkesave të popullit dhe atdheut të vet! Ky ka qenë lajtmotivi i çdo hapi dhe i çdo fjale të ministrit Krasniqi në Tiranë, me të gjithë ata që është takuar! Nuk del një që mund të thotë ndryshe! Sa di unë ky ka qenë raporti i Ahmetit me Xhavitin. Ministri ka qenë tepër korrekt, nuk ka luajtur me dy letra! Fjalët po ose jo, i ka shpreh pastër dhe iu ka përmbajtur edhe me çmimin e jetës! Këtë e ka vërtetuar Heroi i Kosovës, prandaj ballëhapur do të udhëtoj nëpër shekuj./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat