Pas heqjes së karantinës, planifikohen 7 fluturime nga Zvicra drejt Kosovës

Aktuale

Pas heqjes së karantinës, planifikohen 7 fluturime nga Zvicra drejt Kosovës

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:02
Aeroporti i Prishtinës

Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran. Menjëherë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Deri tani janë planifikuar shtatë fluturime për ditën e diel, 27 shtator.

Kështu ka konfirmuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia mësynë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të Dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar ai.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga data 6 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat