Musliu-Shoshi aksionin e EULEX-it e krahason me aksionet e forcave policore serbe

Aktuale

Musliu-Shoshi aksionin e EULEX-it e krahason me aksionet e forcave policore serbe

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:12
Ariana Musliu Shoshi

Edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj arrestimeve të Gjykatës Speciale.

Musliu-Shoshi aksionin e sotëm të EULEX-it e krahasoi me veprimin e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë dhe se një veprim i tillë ka qenë i panevojshëm.

"Veprimet e dhomave të specializuara duhet të jenë konform përgjegjësisë që i’u është dhënë me ligj e jo në bazë të parashikimeve subjektive. Sepse drejtësinë nuk e ka penguar as këta që sot u arrestuan e nuk do ta pengojë as ndonjë tjetër. Kjo është e faktuar", deklaroi Musliu-Shoshi, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Veprimi i sotëm i Dhomave të Specializuara, na e kujton veprimin e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë, kur na i kërkonin më të dashurit tanë për t’i burgosur vetëm pse donin që populli ynë të jetonte i lirë dhe i pavarur.

Sepse një aksion i tillë ishte i paarsyeshëm dhe i panevojshëm!

Gjykatën Speciale e ka themeluar vet Kuvendi i Kosovës, për arsye se çdo dyshim duhet të hiqet vetëm përmes një sistemi të drejtësisë i cili është i paanshëm dhe i pavarur. Por, ajo që pamë sot ishte e kundërta e pritjeve tona. Çdo ish-luftëtar i UÇK-së, çdo drejtues i saj që është thirrë nga këto dhoma, kanë treguar gatishmëri për t’u përballë më çdo dyshim që atyre i është mveshë. Ata nuk kanë refuzuar asnjë thirrje të kësaj gjykate.

Veprimet e dhomave të specializuara duhet të jenë konform përgjegjësisë që i’u është dhënë me ligj e jo në bazë të parashikimeve subjektive. Sepse drejtësinë nuk e ka penguar as këta që sot u arrestuan e nuk do ta pengojë as ndonjë tjetër. Kjo është e faktuar.

Apeloj që aktivitete të tilla dhe të pahijshme të mos ndodhin më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat