Andin Hoti: Arrestimet e kryetarëve të OVL-së nënçmojnë familjet e dëshmorëve

Aktuale

Andin Hoti: Arrestimet e kryetarëve të OVL-së nënçmojnë familjet e dëshmorëve

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 23:08
Andin Hoti

Andin Hoti, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, komentoi me mjaft zhgënjim në emisionin Tonight të Euronews Albania arrestimet që u kryen nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) të kryetarit dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Sipas tij këto arrestime nënçmojnë familjet e dëshmorëve.

“Skenë teatrale pasi sot u arrestuan krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës dhe është bërë për shkak të dosjeve që erdhën në zyrat e organizatës. Sipas meje ishte skenë për alibi për t’i arrestuar… e kanë krijuar në njëfarë forme edhe përmes dosjeve që erdhën, që nuk dihet se si… kjo është nënçmuese për ne, sidomos familjeve që kemi dhënë gjak për çlirmin e këtij vendi dhe pas 20 vitesh vijojmë të përballemi me padrejtësi pasi lufta dhe gjenocidi ka ndodhur në Kosovë,” – u shpreh Hoti.

Politikani më tej kujtoi se EULEX-i e ka përfunduar mandatin prej dy vitesh dhe nuk ishte e qartë se si ajo kreu arrestimin dhe bastisjen.

Hoti më tej tha se “Gjykata Speciale po përpiqet të lajë turpin e saj pasi në dokumentet e rrjedhura shihet se ajo ka bashkëpunuar me kriminelë serbë për të dënuar luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Sipas tij mos-reagimi i institucioneve të Kosovës është i gabuar pasi në këtë mënyrë po legjitimohet ndërhyrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat