Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

Aktuale

Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:30
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, konkretisht vrasjen e anëtarëve të familjes Deliu.

Haradinaj shkruan se ata ishin të pafajshëm, megjithatë askush nuk u dënua për vrasjen e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore.

Sot në njëzetedy vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë martirizimin e familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjet e deri te pleqtë.

Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit.

Lavdi!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat