Deputeti ka një pyetje për Qeverinë: A ju dalin juve pagat në fund të muajit?

Aktuale

Deputeti ka një pyetje për Qeverinë: A ju dalin juve pagat në fund të muajit?

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:12
Gazmend Syla

Qeveria e Kosovës ka marr nxjerr vendimin e ri lidhur me masat parandalues të pandemisë.

Por, në këtë vendim nuk është përshirë hapja e tregjeve të makinave dhe kafshëve.

Për këtë ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Gazmend Syla.

Ai ka shkruar në Facebook, se përkundër që “populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit?”

Postimi i plotë:

Qeveria mbrëmë paska marr vendim mos me u hap tregjet e makinave dhe kafshëve.

Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka rreth 4 hektarë, ndërsa aj i kafshëve rreth 3 hektarë. Në të gjithë këtë hapësirë nuk po mund të u zhvillojka tregti duke i respektu të gjitha masat e përcaktuara?

Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me "kutin" (peshoren) tuaj!

Qeveria mbramë paska marr vendim mos me u hap tregjet e makinave dhe kafshëve. Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka...

Posted by Gazmend Syla on Saturday, September 26, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat