Gjykata Speciale ka filluar arrestimet e para për eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të enjten nga Specialja u arrestua Sali Mustafa ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA.
Ndërsa, policia e EULEX-it, vazhdoi arrestimin edhe të dy personave të tjerë gjatë ditës së premte.
Ishte kryetari i veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari i tyre Nasim Haradinaj të cilët u arrestuan.
Pas këtyre arrestimeve nuk kemi pasur asnjë reagim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Veseli, në ditën kur u votua Specialja kishte thënë se nuk e beson që Gjykata Speciale ka ardhë prej Beogradit.
Këtë deklaratë Veseli e kishte bërë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku i kishte ftuar deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese që kishin të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale.
“Gjykata Speciale kurrë nuk besoj që ka ardhë prej Beogradi”, tha Veseli.
“Do ta votojmë se është në të mirën e vendit tonë”, u shpreh ai.
Kadri Veseli kishte votuar pro krijimit të Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e supozuara të kryera nga UCK-ja, gjatë luftës.