Analisti e quan hipokrizi vendosjen e emblemës së UÇK-së në profil

Aktuale

Analisti e quan hipokrizi vendosjen e emblemës së UÇK-së në profil

Nga: A.Morina Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:46
UÇK

Edhe sot po vazhdojnë reagimet ndaj aksionit të djeshëm të EULEX-it, gjatë së cilit u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela reagoi duke e quajtur hipokrizi vendosjen e emblemës së UÇK-së pas arrestimeve të kryera nga Gjykata Speciale.

"Hipokrizi është sot me vendos emblemen e UÇK-së në profil pas arrestimeve nga Gjykata e Specializuar, ndërsa në zgjedhje rregullisht ke votuar partitë/deputetët që e kanë mbështetur krijimin e saj", u shpreh Vela, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Hipokrizi është sot me vendos emblemen e UÇK-së në profil pas arrestimeve nga Gjykata e Specializuar, ndërsa në zgjedhje rregullisht ke votuar partitë/deputetët që e kanë mbështetur krijimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat